Mjafton të na telefononi +355 69 20 74 116

Një ngjarje e rëndësishme për gjimnazin “ELITË”, por jo vetëm

5 nxënës të gjimnazit “ELITË” u përzgjodhën nga MEP, (Model European Parliament) për të përfaqësuar Shqipërinë në Sesionin e veçantë të këtij parlamenti rinor, i cili u zhvillua në Vjenë, nga data 27 shtator 2018 deri në 2 tetor 2018. Pjesmarrësit ishin përfaqësues nga vënde të ndryshme të Europës të moshës 17- 18 vjeç.

Në këtë sesion u trajtuan, diskutuan e debatuan në disa panele(komitete) tema të rëndësishme që shqetësojnë Europën, si kultura, edukimi, punësimi, industria, kërkimi shkencor, të drejtat civile, mjedisi, barazia gjinore, shëndeti publik dhe siguria ushqimore.

5 gjimnazistët e shkollës “ELITE” bënë një përfaqësim të lavdërueshëm, duke marrë pjesë në çdo debat, diskutim , si dhe duke kontribuar në hartimin e rezolutave përkatëse.
Mbresëlënës ishte fakti, që produkti (rezolutat) u prezantuan nga vetë të rinjtë në sallën e parlamentit austriak, ku u pritën edhe nga Kryetari i këtij parlamenti.
Një experiencë e bukur, një pjesmarrje dinjitoze, një prezantim i Shqipërisë ndryshe, nga një brez , i cili, tashmë, ndjehet si i barabartë midis të barabartëve, brenda Europës.

Nqs keni ndonjë pyetje mjafton të na telefononi? (+355) 69 20 74 116