Mjafton të na telefononi +355 69 20 74 116

Përtej pritmërive!

Përtej pritmërive!

Dita e parë e këtij viti shkollor, për nxënësit, prindërit, mësuesit e shkollës ELITË, ishte e veçantë. Dita e parë e një shkolle të re. Një lajm i mirë. Padyshim në ogur i mirë. Hapet një shkollë. Jo me pak emocion. Jo me pak optimizëm e pritmëri. Por edhe me jo pak skepticizëm. Dy shkolla private, këtë vit të ri shkollor, u mbyllën në Tiranë, për mungesë nxënësish.

11 shtator 2017, në ditën e parë të shkollës, në ditën e parë të krijimit të shkollës ELITË, në bangat e kësaj shkolle u ulën 130 nxënës. Një rast unikal në historinë e arsimit privat. 130 nxënës, që në ditën e parë të krijimit të saj. Përtej çdo pritmërie.

Falenderim të përzemërt dhe mirënjohje pafund për prindërit dhe fëmijët e tyre, që besuan tek përvoja, profesionalizmi e përkushtimi ynë. Një përgjegjësi e rritur për ne, mësuesit dhe drejtuesit e kësaj shkolle, për të justifikuar këtë besim.

Ditët, muajt dhe vitet në vazhdim do të provojnë, se prindërit dhe nxënësit e shkollës ELITË, nuk kanë gabuar me zgjedhjen e tyre.

Prof.as.dr. Jetmir Aliçka

Drejtor dhe administrator

Nqs keni ndonjë pyetje mjafton të na telefononi? (+355) 69 20 74 116