Mjafton të na telefononi +355 69 20 74 116

Shkolla “Elitë” organizoi një panair libri

Në kuadër të muajit të letërsisë dhe arteve,shkolla “Elitë” organizoi një panair libri,ku nxënësit arritën që të ndërtojnë një marrëdhënie më të ngushtë me mikun e tyre më të mirë,librin.

Në këtë aktivitet morën pjesë që nga lexuesit tanë më të vegjël e deri te maturantët që gjetën tema aktuale dhe tejet ngacmuese në titujt e librave të pranishëm në këtë panair.

Shkrimtari i njohur Viktor Canasinaj në bashkëpunim me mësueset e letërsisë organizuan një bisedë letrare mbi letërsinë.Pati një komunikim ndërveprues mes nxënësve dhe autorit,ku ata arritën të njihen jo thjesht me figurën dhe personalitetin e tij si shkrimtar,por edhe në aspektin e tij human.

Shumë nga lexusit e vegjël u ngacmuan që edhe ata në një të ardhme të ndjekin rrugën e tij,duke e parë si model frymëzimi e nxitjeje që të lënë gjurmë në letërsinë jo vetëm kombëtare,por edhe më gjerë…

Nqs keni ndonjë pyetje mjafton të na telefononi? (+355) 69 20 74 116