Mjafton të na telefononi +355 69 20 74 116

Rreth Nesh

Mirësevini tek  Shkolla 12-vjeçare private “Elitë"!

Shkolla 12 vjeçare private “ELITË” është pjesë dhe nën juridiksionin e Shoqërisë me Përgjegjësi të kufizuar “NISANA” Sh.p.k, që operon në fushën e edukimit. Themelues dhe ortak i vetëm i kësaj shoqërie është Prof. As.Dr. Jetmir Aliçka.
Shkolla është miratuar nga MAS me shkresë 2258 dhe 2259 prot. dhe licensuar nga Qëndra Kombëtare e Biznesit më date 02.03.2017, me Nr.serial LN-2807-03-2017 dhe LN-2805-03-2017.
Shkolla jonë ofron shërbimet në tre cikle : arsimi bazë cikli i ulët; arsimi bazë cikli i lartë dhe gjimnaz.

Pse  duhet të frekuentoni shkollën tone?

  • Një staf mësuesish tepër professional, që punojnë  prej me shumë se një dekade së bashku. Një grup fituesish , të provuar në suksesin e tyre.
  • Një staf drejtuesish , me një ekspertizë e përvojë ekselente mbi 30 vjeçare, në drejtimin dhe administrimin e shkollës.
  • Për herë të parë në sistemin tone të edukimit , në ciklin fillor , ora e mësimit do të organizohet me mësues të dubluar, çka do të bëjë të mundur një cilësi të lartë shërbimi mësimor dhe edukativ, si me nxënësit e përparuar , ashtu edhe me nxënësit me vështirësi në nxënie.
  • Një mjedis tepër miqesor , çka do të thotë , nxënësi dhe prindi janë gjithshka, ne , jemi në shërbim të tyre.
  • Një proces nxënie e mësimdhënie, ku motivohet jo vetëm niveli i lartë i pervetësimit të njohurive, por mbi të gjitha, aftësitë dhe qëndrimet e nxënësit.
  • Një proces nxënie e mësimdhënie , ku nxënia do të fillojë të prevalojë mbi mësimdhënien.
  • Kërkesë rigoroze, duke motivuar një disipline dhe sjellje korrekte, mbështetur në modelet dhe shëmbujt më pozitivë.
  • Një sistem vlerësimi, që motivon nxënësin çdo ditë, sipas të cilit, nxënësi, në fund të vitit shkollor, do të ketë 20 – 25 vlerësime në çdo lëndë mësimore.
  • Një infrastrukturë me mjedise tepër komode dhe hapësira të gjelbëruara.

Pse të mësosh tek ne?
Jemi një ekip kompakt, që punojmë së bashku prej më shumë se një dekade.

Metodologji tjetër
Do të krijojmë mundësi optimale, për të motivuar nxënësit e niveleve të ndryshme

Staf i Kualifikuar
Çdo vit mësimor, çdo mësues merr pjesë në një apo dy programe kualifikimi.

Rregjistroni fëmijën tuaj!
Mjafton të na telefononi ose të na vizitoni nga afër

Njihuni me drejtuesit tanë

Jetmir Aliçka

Drejtor i përgjithshëm dhe administrator i shkollës

Mira Peshkatari

Zv. Drejtore e shkollës

Violeta Xhanari

Zv. Drejtore e shkollës

PËRSHTYPJET

Çfarë Thonë Prindërit?!

Urime për Shkollën e Re!

Në këtë shkollë me këzë godinë moderne dhe me drejtues profesionistë,me siguri shtatori i ardhshëm do sjellë edhe nxënëse e nxënës të mirë

Kujtim Dervishi

Suksese Shkolla Elite!!!

Suksese per stafin drejtues te shkolles "ELITE"!

Edison Shahini

Profesionist të nderuar

Te pershendes jetmir dhe te uroj pune te mbare si gjithmone

Ilir Biu

Stafi Respekte

Urime !Respekte per stafin drejtues te shkolles "ELITE"!

Vilma Brahja Vorpsi

Nqs keni ndonjë pyetje mjafton të na telefononi? (+355) 69 20 74 116